Taksat, yjet e hoteleve do të caktohen nga vetëdeklarimet

download (13)

Vonesat në daljen e akteve nënligjore për turizmin e kanë bërë të pamundur mbledhjen e taksës së Fjetjes në hotele. Në Paketën Fiskale të 2016-ës të Bashkisë së Tiranës përcaktohet se taksa e Fjetjes do të paguhen sipas kategorizmit të “yjeve”. Të ndodhur në këto kushte, bizneseve akomoduese u është kërkuar që për këtë periudhë tranzitore të përcaktojnë “yjet” në bazë të vetëdeklarimeve dhe ta paguajnë taksën për dhomë. Drejtuesit e hoteleve thonë nuk ka ndonjë mekanizëm për të kontrolluar këtë klasifikim, sa kohë që nuk janë botuar aktet nënligjore, ndaj ata i referohen vlerësimeve të bëra vite më parë.

Vlera e taksës për hotelet me 4 yje është llogaritur në 140 lekë. Pak kohë më parë njësitë akomoduese negociuan me Bashkisë e Tiranës për reduktimin e nivelit të taksës për hotelel me mbi 4 yje duke e çuar në 300 lekë për person.

Bashkia e Tiranës nga ana e saj sqaron se inspektorët tatimorë që janë në terren në çdo rast do të vlerësojnë pagesat e sektorit të hotelerisë dhe nëse nga ana e tyre janë paguar teprica atëherëdo të ketë rimbursim. Ata garantojnë se nuk do të ketë penalizime dhe do të pranohen si të mirëqena vetëdeklarimet e biznesit hotelier.

 

Pin It