Katër regjisorë të rinj shqiptarë prezantohen në Kanë

13173022_575468482627239_4743701305478088453_o

Katër regjisorë të rinj shqiptarë do të prezantohen në Festivalin e Filmit në Kanë edhe pse jo si garues. Filmat e tyre do të shfaqen si pjesë e katalogut të Short Film Corner (Këndi i Filmave të Shkurtër).

I pari u prezantua të mërkurën në mbrëmje filmi “Buka” nga regjisorja e re Blerta Kelmendi, ndërsa më tej do të shfaqen edhe filmat “Kukulla” me regji të Eltjana Xhipalit, “Biseda” nga Gledis Bica dhe “Mangët e këmishës” nga Suela Baku.

Kjo është një mundëesi shumë e mirë për kineastët e rinj që marrin pjesë për herë të parë në organizime të përmasave të tilla si edicioni i 69-të i Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmat janë financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e cila këtë vit prezantohet në Kanë me sloganin “Albanian Presence”. Stenda e QKK ndodhet në panairin e “Marche du Film” dhe në të po ekspozohen projektet e regjisorëve të rinj shqiptarë me synimin për të tërhequr vëmendjen e producentëve dhe kineastëve botërorë.

Pin It