Treguesit për vdekjet, abortet dhe divorcet në rritje, lindjet në rënie

divorci

Statistikat tregojnë se shoqëria dhe familja shqiptare po kalojnë një periudhë të vështirë për sa i përket treguesve të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë vitit 2015 ka patur rritje të numrit të vdekjeve, aborteve dhe divorceve, ndërsa numri i lindjeve ka rënë.

Sipas instat numri i vdekjeve është rritur me 8% gjatë vitit që lamë pas ndërkohë që numri i lindjeve është ulur me 8.5%. Në kundërshtim me këtë është rritur numri i aborteve. Ndërsa krahasuar me vitin 2014 INSTAT raporton një rritje prej 24% të divorceve.

Numri i vdekjeve për të gjitha grupmoshat është më i lartë tek meshkujt dhe jetëgjatësia e tyre është më e ulët, mesatarisht 4 vjet më pak se femrat. E njëjta gjë vlen edhe për vdekshmërinë foshnjore e cila ështe 7.8% tek djemtë dhe 6.3% tek vajzat.

Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar 25 mijë martesa dhe 5255 divorce, këto të fundit saktësisht 23.9% më shumë se gjatë 2014.

Për sa i përket aborteve INSTAT raporton se gjatë 2015 numri i tyre ka pësuar rritje. Që nga 2006 treguesi i aborteve ka qënë në rënie, por kjo gjë ndryshoi gjatë vitit që lamë pas.

abort

Pin It