Facebook pritet të vijë me një ndryshim të madh

Facebook mund të bëjë ndryshimin më të madh në këtë rrjet social. Menaxherët e rrjetit social  po planifikojnë që t’i ndajnë lajmet që paraqiten në murin e secilit apo “news feed” siç njihet në anglisht, shkruan The Independent.

Disa nga përdoruesit e këtij rrjeti, tashmë janë bërë pjesë e fazës së testimit dhe muret e tyre janë ndarë nëpër kategori. Kategoritë e Facebook mund të ndahen në televizion dhe filma, muzikë e udhëtime.

Facebook do t’ju japë mundësi përdoruesve që të zgjedhin se çfarë duan të shohin në wall-in e tyre. Ky rrjet social, rrallë ndonjëherë ka bërë ndryshime kaq esenciale. Hera e fundit që diçka erdhi ndryshe, ishte 5 shtesat që iu bënë butonit Like në fillim të këtij viti.

Pin It