Ekonomi në Ditën e Konsumatorit: Së shpejti, do të kemi Inspektoratin e Tregut

IMG-20160315-WA0003

Abuzimet e tregtarëve me konsumatorët janë të shpeshta dhe shpesh herë na ka ndodhur të gjithëve që të na mashtrojnë me çmimet. Shpesh herë kemi parë që çmimet në tabelat e jashtme para se të hymë në dyqane ushqimesh, veshmbathjesh etj… të jenë të ndryshme nga ato në realitet.

Bazuar në këto problematika, sot në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes bëri të ditur se së shpejti do të ngrihet Inspektorati i Tregut i cili ka për qëllim të rregulloj marrëdhënien mes konsumatorëve dhe tregtarëve..

 “E rëndësishme sot që duhet ndarë në këtë ditë është se tashmë është miratuar ngritja e Inspektoratit të Tregut, i cili ka për qëllim të rregullojë marrëdhënien mes atyre që janë konsumatorë dhe atyre që japin produktet për konsum në treg” ka thënë ajo duke venë theksin se “konsumatori duhet të ndërgjegjësohet për të drejtën që ka”.

Në kuadër të kësaj dite, sot u krijuan 4 stenda nga ku u shpërndanë broshura për njohjen e konsumatorëve me të drejtat e tyre. Këto stenda synojnë sensibilizimin gjithnjë e më shumë të qytetarëve për njohjen e të drejtave të tyre.

Pin It