Ekspertet e ekonomise: Rreziku i investimeve në platformat tregtare online, ja si të mbroheni

kinezet

Shqetësimit të ngritur nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për risqet që kanë qytetarët nga investimet në platformat online, që janë të paliçensuara i bashkohen edhe ekspertët e ekonomisë. Ata shpjegojnë sesi mund të mbrohen qytetarët, duke e vënë theksin te dhënia e informacionit për mënyrën sesi funksionojnë këto skema dhe te monitorimi më i mirë i tyre nga institucionet shtetërore.

Pas shqetësimit të ngritur nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për rrezikun e investimeve në platformat tregtare  online, ekspertët e ekonomisë shpjegojnë sesi duhet të mbrohen qytetarët.

Ata theksojnë se duhet dhënë informacion për mënyrën sesi funksionojnë këto skema dhe institucionet shtetërore duhet të bëjnë një monitorim më të mirë të tyre.

Civici: Një qytetar sëpari mund të mbrohet duke ia shpjeguar që nuk ka më para të lehta, që thjesht ti luan dhe joshesh nga këto përqindje, por mbi të gjitha duhen sqaruar që të kuptojnë mekanizimin financiar dhe monetar se çështë ky treg dhe sistem dhe si funksionon. Dhe të ketë dhe një garanci nga institucionet shqiptare për seriozitetin dhe ligjshmërinë e këtyre që ofrojnë.

Xhepa: Qytetarët mund të mbrohen nëpërmjet kërkesave që do të vendosin autoritetet rregullatore sëpari për liçensimin e tyre, që do të thotë firmat duhet të kenë seli, staf të kualifikuar, teknologji. Nuk është se ofrohet garanci, por ofrohet transparencë dhe qytetari është i ndërgjegjshëm për shkallën e rrezikut që merr vetë ai përsipër.

Ekspertët shpjegojnë se interesat që përfitohen nga investimi në plaftomat tregtare online janë të larta, ndërkohë që po i lartë është edhe rreziku.

Civici: Interesat janë të shumëllojshme, i gjen që nga interesat minimale 5-10% në vit deri tek interesa që shkojnë në 50% në muaj.

Xhepa: Fakti që normat e interesave kanë shkuar në territore negative bën që çdo investim të jetë me norma shumë më tepër joshëse, gjë që i ka shtyrë qytetarët prej më shumë se 2-3 viteve të fundit që të shkojnë drejt këtyre formave alternative të investimit.

Rënia e ndjeshme e interesave të depozitave dhe bonove të thesarit ka përballur qytetarët me dilemat se ku t’i investojnë paratë e tyre. Këshilla numër një që japin ekspertët: krahas fitimit, përllogaritni riskun dhe pastaj zgjidhni.

 

Pin It