Ekspertët: Migrena lidhet me mungesën e magnezit

??????????????????????????????????????

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera , vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave

Migrena shkakton dhimbje të tmerrshme të kokës dhe zakonisht shkaktohet kur enët e vogla të gjakut në tru papritmas zgjerohen.Ngrënia e parregullt, dehidrimi dhe ushqimet si djathi, vera e kuqe dhe çokollata janë ndër fajtorët më të zakonshëm të migrenës – por ka edhe shumë tjera që nuk i dini…

Mungesa e magnezit ndërlidhet me migrenën. Ekspertja e ushqimit, Erin Skinner, i këshillon klientët e saj  ta pasurojnë dietën e tyre me magnez. Ndër ushqimet që përmbajnë nivele të mëdha të magnezit janë arrat apo farat, si dhe spinaqi. Ekspertja gjithashtu sugjeron t’i shmangni ushqimet si jogurti dhe djathi sepse ndikojne keq për shkak të nivelit të madh të histaminës që e përmbajnë.

 

 

 

Pin It