Eleminimi i Shqipërisë, Kryeministri Rama: Do ti presim me festë

rama

Ndeshja e orës 18:00 mes Hungarisë dhe Portugalisë ishte vendimtarja për fatin e kombëtares shqiptare në “ëndërrën” EURO2016. Pas perfundimit të ndeshjes me rezultat të barabartë 3-3, Shqiperia u eleminua automatikisht nga ky kampionat. Kështu Skuadra niset nesër për në atdhe.

Ndërkohë i menjëhershëm qe reagimi i kreut të qeverisë Edi Rama i cili nëpërmjet një statusi në facebook lajmëroi se djemtë e kombëtares mbërrijnë nesër në Rinas në orën 16. Ai ka lajmëruar se skuadra do të pritet me një festë në shenjë rrespekti për kontributin që dhanë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në sy të europës.

Më poshtë statusi i Ramës:

??Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 16.00. ????? Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë?????
‪#‎ALB ‪#‎KrenarëpërKombëtaren⭐️??⭐️??⭐️??⭐️??⭐️??

Pin It