Gati kësti i gjashtë për ish-të përndjekurit. Ja sa fitojnë

13529210_1724060737881563_4664675668788242126_n

Duke filluar nga sot 2400 ish-të përndjekur politik mund të dorëzojnë dokumentet për të përfituar këstin e gjashtë të dëmshpërblimit. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Ai tha se fondi i caktuar për këtë vitë për dëmshpërblimin e tyre është caktuar 20 miljonë dollarë. Ai e ka konsideruar këtë si një premtim të mbajtur të qeverisë ndërsa tha se nga viti në vit fondi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve po rritet. Ndërkohë sipas Klosit pritet që po brenda këtij viti të shpërndahet kësti i dytë për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve.

Këto deklarata Klosi i bëri teksa ishte i ftuar në një tryezë të Institutit të ish- të përndjekurve politik për ngritjen e një memoriali në nderim të tyre. Gjithashtu i ftuar ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili e quajti si një veprim të vonuar ngritjen e një memoriali në nder të të rënëve të sistemit komunist

13495262_1724060271214943_847027218413528157_n

Një nga grupet e interesit, tha se ngritja e tij është shumë e rëndësishme për gjeneratat që do të vijnë për të kuptuar të kaluarën tonë.

Ende deri tani nuk është caktuar vendi dhe forma e memorialit në nderë t ëish të përndjekurve. Pas përcaktimit të formës dhe vendit do të bëhen publike edhe kostot për këtë.

Pin It