Endrra e Shqipërise përfundoi, kthehet me dinjitet

13445683_1155435261175985_6605940527936895358_n

Shqipëria edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian pas barazimit 3-3 ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të kualifikohet për në fazën e 1/8 e finales së evropianit të futbollit Euro 2016.

Shqipëria me dinjitet do të kthehet në atdhe pas paraqitjes në evropianin e organizuar prej Francës.

Kuqezinjtë kanë marrë tre pikë gjatë gjithë kampionatit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tutje.

Shqipëria ka po aq pikë sa edhe Turqia dhe Portugalia, por shkaku i golavarazhit më të keq, nuk ka mundur të kualifikohet.

Pin It