Feja dhe Liria – Elton Karaj

 

Allahu njeriut i ka dhënë liri, por këtë liri ai duhet ta mendojë së bashku me termin e bamirësisë dhe ndërgjegjshmërisë.

Parimi i lirisë si bazë, na tregon që liria individuale është themelore.

Një herë e njëkohë bëhej fjalë për mungesë lirie nga ana materiale, kurse në këto ditë që jemi në prag të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, mund të shohim shumë qartë që njeriu ka mbetur rob i ideologjive, çrregullsisë e shthurjes, megjithëse nga një anë po mundohet ta mbledhë veten.

Duke thënë liri, nuk duhet që vendin tonë ta shndërrojmë në një “han” ku çdo gjë hyn e del si të dëshirojë.

Nëse në një farë mënyre nëse nuk mundohemi që kësaj lirie t’i përcaktojmë parimet themelore të moralit, atëherë do të sakrifikojmë akoma më tepër.

Pin It