Fiton Barcelona, rimerr kreun (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=UUNC_LGowKg

Barcelona është në krye të La Ligas pas fitores prej 1-2 si mysafir i Malagas.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen në Estadio La Rosaleda duke arritur shumë shpejt te goli i epërsisë. Munir El Haddadi ishte golashënues (2’), pas asistimit të Suarez.

Pas golit të pranuar, skuadra vendase u angazhua jashtëzakonisht shumë duke e vënë nën presion kundërshtarin.

Pas rasteve të shumta kundrejt portës mysafire, ata ia dolën që ta barazonin rezultatin. Juan Pablo Anor Acosta, i njohur shkurt si Juanpi, shënoi në portën katalunase pas asistimit të De Oliveiras (32’).

Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, ndërsa pas pauzës, Blaugranët kthyen epërsinë.

Ishte superylli argjentinas, Lionel Messi, futbollisti që shënoi golin e dytë të mysafirëve. Pas një harkimi të Adrianos nga e majta, 28-vjeçari goditi në mënyrë akrobatike për ta futur topin në rrjet (52’).

Vendasit u përpoqën deri në fund që të mos dilnin të mposhtur nga kjo sfidë, por nuk ia dolën. Ndërkohë që edhe mysafirët kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë.

Barcelona ka një pikë më shumë se Atletico Madridi që aktualisht pozicionohet në vend të dytë.

FC Barcelona's Lionel Messi, right, reacts next to teammate Arda Turan after scoring against Malaga during a Spanish La Liga soccer match between Malaga and FC Barcelona at La Rosaleda stadium in Malaga, Spain, Saturday, Jan. 23, 2016. (AP Photo/Daniel Tejedor)

FC Barcelona’s Lionel Messi, right, reacts next to teammate Arda Turan after scoring against Malaga during a Spanish La Liga soccer match between Malaga and FC Barcelona at La Rosaleda stadium in Malaga, Spain, Saturday, Jan. 23, 2016. (AP Photo/Daniel Tejedor)

Pin It