Mijëra persona mbushën stadiumin “Atanasio Girardot” të Medelinit në Kolumbi për t’i bërë homazh Chapecoenses, skuadrës braziliane që humbi shumicën e lojtarëve dhe stafin e saj në një aksident ajror të ndodhur të hënën.
Në fillim të homazhit u liruan në mes të fushës 71 pëllumba për të kujtuar viktimat e tragjedisë, nga e cila mbijetuan vetëm 6 persona.
Pas një minutë heshtjeje, të pranishmit në stadium nisën të bërtisnin “Vamos, vamos Chape” (Forca, forca Chape!).
Në stadiumin e Medelinit duhet të ishte luajtur finalja e Kupës së Amerikës së Jugut: Atletico Nacional-Chapecoense.