Trahanaja, mëngjesi i ditëvë të ftohta në zonat malore

img_0601-550x413

Trahanaja ështe një nga recetat më të lashta si dhe përgatitet në disa mënyra.  Eshtë përdorur në Ballkan, në Iran dhe nga kaukazët.

Në Kretë trahanaja tradicionale quhet xinohondros, kokrrat e drithrit bluhen vrazhdë dhe pastaj përzihen me qumësht dhie me tharjen në diell formohen zara të vegjël,që më pas thërmohen.

Në Shqipëri dhe Greqi trahanaja më e përdorur është ajo e tharta, e përgatitur me miell ose bollgur duke e përzier me kos ose qumësht, pastaj thahet në diell në copëza të vogla, në fund shkërmoqet imët.

Trahanaja e pastër, përbëhet nga mielli grurit ndërthurur vetëm me ujë, pastaj mund ta përzihesh me erza, speca ose domate.Përgatitja e trahanasë varet edhe nga shijet e individit.

Në Shqipëri trahanaja për disa lidhet me kohën e komunizmit dhe racionit ushqimorë, kështu që përdoret thjesht. Si qull, hidhet mbi bukë të thatë e të forcuar me pak vaj ulliri ose gjalpë të shkrirë dhe ndoshta me speca të kuq. Megjithatë, ka llojshmëri të ndryshme të gatuari të trahanasë nëpër familjet shqiptare dhe mund ta gjesh të shoqëruar me bukë misri dhe djathë ose dhe brenda një byreku.

Trahanaja ka një peshë të lehtë kur është e thatë. Ka shumë cilësi ushqyese për shëndetin si dhe përgatitet shpejt. Eshtë mengjesi i preferuar i shumë zonave në ditët e ftohta të dimrit.

Pin It