Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

hysen-osmanaj

Hysen Osmanaj është nënkryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai u zgjodh në këtë post pas raundit të dytë të votimit nga anëtarët e KQZ-së.

Përpara zgjedhjes në këtë detyrë, Osmanaj ka qenë anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012. Atëherë ai është emëruar me propozim të shumicës së djathtë në pralament.

Osmanaj do te epasojë Denar Bibën në detyrën e nënkryetari, pas zgjedhjes së këtij të fundit si Kryetar i Komisionit.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ shpalli dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiak në Kolonjë. Në përfundim të procesit të numërimit të votave dhe miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve KZAZ nr. 73, u shpall fitues Ilia Sotiraq Stefo, i propozuar nga koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (ASE).

Stefo doli fitues me mbi 2 mijë vota përballë kandidatit Dritan Hajro, i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Punë dhe Dinjitet”.

 

Pin It