Tifozët e Chapecoense qëndrojnë për orë të tëra në stadium

tragedia-aerea-chapecoense_lncima20161129_0146_5-1

Tifozë të shumtë dhe familjarë të lojtarëve të Chapecoense që humbën jetën një ditë më parë në aksidentin e tmerrshëm ajror, kaluan natën në stadiumin e ekipit duke kryer homazhe e nderime.

Pamje vërtetë rrëqethëse të tifozëve në stadium janë publikuar në media të ndryshme. Ata qëndruan për orë të tëra pranë stadiumit menjëherë pasi morën lajmin e tmerrshëm ndërsa në mbrëmje u hapën dyert.

Nga aksidenti i tmerrshëm i një dite më parë humbën jetën 76 persona, mes viktimave ishin thuajse të gjithë lojtarët e skuadrës braziliane, të cilët po udhëtonin për të zhvilluar finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, ndërsa avioni i rrëzua në Kolumbi.

Pin It