Forumi ekonomik botëror në Davos, filluan punimet

orginal_1301183218vSJIR

Nga data 20 deri më 23 janar mbahet në Davos të Zvicrës Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror. Organizatorët kanë rritur ndjeshëm sigurinë për të limituar rreziqet për atentat kundër kësaj asambleje që grupon deri në 2 500 personalitete nga më të rëndësishmet të planetit, krerë shtetesh ose qeverish, ministra, shefa ndërmarrjesh, apo edhe artistë. “Tema zyrtare e këtij forumi botëror është revolucioni i katërt industrial që mund të transformojë krejtësisht ekonominë botërore”.

Problematikat që dominuan në ditën e parë të punimeve ishin rritja ekonomike që rrezikon të dështojë, ekonomia kineze shqetësuese, konteksti gjeopolitik i shoqëruar nga atentate gati të përditshme si dhe kriza e emigrantëve.

Pin It