Projektligji i ri për ndërtimin e ndërmarrjeve sociale synon punësimin e shtresave dhe grupeve në nevojë. Kreu i Departamentit të Sipërmarrjes pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Bashkim Sykja, thotë se kuadri ligjor synon t’i shërbejë interesit të komunitetit.
Sipas tij këto ndërmarrje që parashikon ligji do të punësojnë pjesëtarët më në nevojë të shoqërisë nga pikëpamja sociale. “Në këtë mënyrë, ndërmarrjet sociale kontribuojnë në kohezionin social, punësimin dhe në uljen e pabarazive”, theksoi Sykja.
Projektligji i përgatitur parashikon rregullat e nevojshme për ngritjen e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri që do të punësojnë gratë, personat me aftësi të kufizuar, të varfërit, grupet e margjinjalizuara. Sipas draftit gjatë vitit 2017 do të invewstohen 18 milionë lekë dhe do të happen 100 vende pune.