Giroud: Nuk na duhen blerje të reja

Oliver giroud

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud këmbëngul se Topçinjtë kanë një skuadër mjaft të mirë për të fituar Premier League dhe ka hedhur poshtë sugjerimet se ata kanë nevojë për të forcuar skuadrën në janar.

“Më tregoni ku! Vetëm më thoni ku dhe unë do të shpjegojë pse nuk na nevojiten,” citohet të ketë thënë për Daily Mirror. Ne kemi lojtarë shumë të mirë, madje edhe në stol, po ashtu lojtarë të rinj në pritje për të ardhur në ekipin e parë. Ata janë shumë të talentuar. “Danny Welbeck do të kthehet në një muaj e gjysmë. Theo Walcott mund të luajë në sulm, Joel Campbell është duke bërë mirë me ekipin e tij kombëtar. ne jemi të komletuar dhe kemi mjaft zgjedhje për çdo repart”, ka thënë Giroud.

 

Pin It