Google tani flet 103 gjuhë

 

ttttter

Google Translate shtoi këtë javë 13 gjuhë të reja, duke e çuar numrin total të gjuhëve në 103. Gjuhët e shtuar nga Google përfshijnë galishten e Skocisë, gjuhën kurde, pashtu, xhosa, sindi, luksemburgisht, gjuhën frisiane, atë havajiane, shona, samoane, amharike, korsikiane dhe kirgize.

Në fillim kur u lançua Google Translate në 2006  mbulonte vetëm disa gjuhë, si anglisht-arabisht, anglisht-kinezisht dhe anglisht-rusisht, duke u bazuar tek fjalorët, udhëzues gramatikorë dhe burime të tjera .Në verë të 2009-ës shërbimi u zgjerua në 51 gjuhë.

Deri tani më shumë se 3 milionë njerëz në Komunitetin e Përkthimit kanë ndihmuar në korrigjimin dhe përmirësimin e makinerisë së përkthimit të Google-it, duke përkthyer më shumë se 200 milionë fjalë.

 

Pin It