City “çmendet” pas Xhakës

Granit-Xhaka

Granit Xhaka mund të bëhet blerja e parë e Pep Guardiolës në startin e aventurës së tij te Mancehster City.

Futbollisti kosovar që militon me kombëtaren e Zvicrës po lakohet gjithmonë e më shumë si një prej lojtarëve që do të largohen nga Bundesliga gjermane drejt një kampionati të ri po në elitën europiane.

Burime pranë lojtarit helvetik zbuluan për gazetën “Blick” se skuadra pretendente për titullin në Angli, Manchester City është gati të paguajë 50 milionë euro për futbollistin.

Një titullar i padiskutueshëm me Zvicrën dhe kapiten i Gladbah, 23-vjeçari Granit Xhaka është kërkuar më parë nga Bayern dhe Arsenal. Por, diçka është e sigurt se futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2019 me Borusian dhe mund të gjendet gjuha e negociatave për hiç më pak se 50 milionë euro.

Vetë Xhaka nuk e ka fshehur asnjëherë se Premier League është ëndrra e tij e fëmijërisë dhe një ditë do ta realizojë.

Pin It