Haxhinasto për “Der Spiegel”: Shqipëria mundësi të shumta për investitorët e huaj

fotoja

“Në këtë mandat prioritet i qeverisë është që të ndërtojmë rrugë të reja dhe aeroporte të rinj, ndaj Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha për investitorët e huaj”. Kështu ka deklaruar Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmont Haxhinasto në një intervistë për revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”.

Haxhinasto:“Më mbështetjen e partënerëve tanë ndërkombëtare në sektorin  privat dhe shtetëror Shqipëria ka marrë përsipër të zhvillojë një program të qartë për infrastrukturën rrugore. Në këtë kuadër,  jo vetëm do të ndërtohen rrugë të reja por do të modernizohen  linjat hekurudhore dhe shërbimet portuale, gjithashtu synojmë të ndërtojmë edhe aeroporte të rinj. Infrastruktura shqiptare, ka potencial të madh zhvillimi, ne jemi në vend në ndërtim që do të thotë që ofrojmë mundësi të shumta të bashkëpunimit për investitorët e huaj, që kanë mundësi për  financim me kapitalin e tyre ose me mundësi financimi nga institucione të tjera, si dhe për partner që kërkojnë edhe forma të tjera bashkëpunimi”.

Ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është ndër prioritetet e ministrisë.

Pin It