Helikopteri i luftës shndërrohet në shtëpi

Një helikopter që është përdorur nga ushtria britanike pas luftës në Kosovë është shndërruar në shtëpi. Një familje në Lanchashire ka blerë helikopterin dhe e ka shndërruar atë në një shtëpi për katër persona.

Helikopteri Westland Lynx XZ676 i vitit 1982 shërben për akomodim një ditësh. Ky helikopter është përdorur nga ushtria britanike në Luftën e Gjirit dhe në Kosovë.

Helikopteri përmban një lavaman, një minifrigorifer, një mikrovalë, drita dhe televizor LED.

 

Pin It