Ja udhëzimi për maturën shtetërore 2016

888

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë udhëzimin për sistemin e Maturës Shtetërore 2016, i cili këtë vit vjen me një formulë të re për përzgjedhjen e fituesve , duke vendosur prag për notën mesatare të shkollës dhe kushte specifike nga universitetet.

Matura e këtij viti do të jetë dalëse, dhe ajo përmbyll ciklin e plotë të studimeve në gjimnaz. Gjithsej, do jenë pesë provime dalëse, ku 3 prej tyre (Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj) do të jenë të detyrueshme dhe 2 provime me zgjedhje. Testi i gjuhës së huaj me detyrim (D3) do të jetë i nivelit B1, ndërsa lista e gjuhëve që do të përfshihen në provimin e detyruar janë anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja.

Maturantët, të cilët aspirojnë për një vend në universitet duhet të zgjedhin lëndët për provimet me zgjedhje, bazuar në tabelën dhe kriteret e mëposhtme. a) Shuma e krediteve të këtyre lëndëve duhet të jetë jo më e vogël se 8, ndërsa numri i lëndëve, në bazë të rregullores duhet të jetë 2. Po ashtu, nga “lista e lëndëve me zgjedhje”, maturantët e shkollave artistike, koreografike kanë të drejtë të zgjedhin lëndën e parë, nga grupi i lëndëve, “vetëm për shkollat artistike” dhe lëndën e dytë, nga grupi i lëndëve “për të gjitha shkollat e mesme”. Kur ata vendosin për një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhin njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë.

Pin It