NATO dërgon anijet në Egje, luftë trafikimit të refugjatëve

E14218D8-140A-4C72-9533-0BD03EBA9A2F_cx0_cy6_cw0_mw1024_s_n_r1

NATO ka vendosur që të dërgojë anijet në detin Egje në përpjekje për të ndaluar trafikantët që të transportojnë refugjatë nga Turqia në Greqi. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë se qëllimi i misionit nuk do të jetë që të ndalohen apo të kthehen barkat e refugjatëve. “Aleanca e Atlantikut të Veriut do të japë informacion të dobishëm, si dhe do të mbikëqyrë në mënyrë që të luftohet trafikimi i qenieve njerëzore dhe lidhjet kriminale. Ky vendim u mor që t’i japim Greqisë dhe Turqisë një ndihmë që të përballojnë tragjeditë njerëzore më mire sesa kanë bërë deri tani”. Kjo është ndërhyrja e parë e vendeve anëtare sa i përket çështjes së emigrantëve.

Sapo mbërrijnë në ishujt helenë, emigrantët i drejtohen Ballkanit e më pas përfundojnë në vendet e Europës Perëndimore. Gjermania, vendi i preferuar i mijëra refugjatëve, Greqia si edhe Turqia kërkon që vendet anëtare të Aleancës Atlantike të Veriut të zhvillonin një takim për të gjetur një zgjidhje se si të arrijnë ta zgjidhin këtë problem.

Komandanti kryesor i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, tha se anijet luftarake do të jenë brenda 24 orëve në Egje dhe se ai ishte duke përpiluar një plan për misionin. Sekretari i mbrojtjes amerikane, Ashton Carter, theksoi se duke goditur këto sindikata kriminale, do të përfitojnë shumë njerëzit në nevojë. Operacioni do të udhëhiqet nga flota prej 5 anijesh e komandës gjermane. Ajo do të bashkëpunojë me rojën bregdetare greke, turke dhe Agjencinë Europiane të Kufirit, Frontex. Të gjithë ata refugjatë që do të shpëtohen në det të hapur, do të rikthehen sërish në brigjet turke. Komisioneri europian për migracionin, Dimitris Avramopoulos, e mirëpret vendimin e NATO-s për të ndaluar numrin e madh të emigrantëve, sepse ata i kanë të gjitha mundësitë ta menaxhojnë siç duhet krizën. “Në vend që të fajësojmë Europën, të mos të harrojmë se ne jemi Europa. Unë mendoj se nëse ne i përqendrojmë politikat te vetja, kjo do ta rrezikojë shumë ëndrrën europiane dhe projektin për të cilin ne jemi lodhur aq shumë. Nuk na çon askund individualizmi”, tha Avramopulos. E rëndësishme për vendet aleate është edhe kujdesi ndaj njerëzve në nevojë. Ata kërkojnë nga Turqia të ndihmojë me të gjitha mënyrat sirianët, që janë të goditur nga lufta. Si pasojë e konfliktit, Siria ka pësuar dëme të mëdha. Rreth 45% e popullsisë është zhvendosur, ndërsa mendohet se 1.5% ose 450 mijë veta kanë humbur jetën nga ky konflikt.

Pin It