Ja ushqimet që luftojnë stresin

largea_image1421173317

 

Ushqimet e gjelbra janë idealet kur keni një situatë stresuese ndaj bëni mirë që t’i konsumoni ato.

“Perimet e gjelbra si spinaqi përmbajnë folate (vitamin B) që prodhon dopaminë, një përbërës kimik që nxit kënaqësinë në tru, duke ndihmuar që të jeni të qetë”, thotë dietologu Heather Mangieri për “Academy of Nutrition and Dietetics”.

Sipas disa studimeve të bëra më 2012 dhe 2013 personat në moshën e mesme dhe ata më të moshuar që kishin konsumuar më shumë folate kishin më pak rrezik për të rënë në depresion.

Këto janë disa nga ushqimet që preferohen për të liruar stresin: Gjel deti, tërshërë, kosi, salmoni, boronica, fistikët, çokollata e zezë, qumështi, fara, avokado.

 

Pin It