Ndeshje e çmendur, “paqe” në Anfield (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=BQ4feUFuLD8

Liverpool dhe Arsenal dhurojnë një ndër ndeshjet më të bukura të sezonit në Premier League, por sfida mbyllet në barazim 3-3.

Ndeshja nisi në mënyrë spektakolare. Në 25 minutat e para sfida kthehet në shi golash. Liverpooli kalon shumë shpejt në avantazh me Firminon, por Arsenali kundërpërgjigjet me Ramsey-in i cili përfiton edhe falë një gabimi të portierit Mingolet.

Pa kaluar disa minuta Firmino shënon një tjetër gol spektakolar pas një goditjeje në hyrje të zonës. Gjithësesi emocionet nuk marrin fund në pjesën e parë. Në minutën e 25-të Giroud devijon lehtësisht një top që përfundon në rrjetë. Mingolet sërish gabon në vendosjen e tij në portë.

Në pjesën e dytë Arsenali gjen golin e avantzhit me Oliver Giroud falë një super lëvizje në zonë. Ky ishte goli i 12-të për francezin këtë sezon.

Të kuqtë barazojnë në pjesën e dytë falë të sapo futurit në fushë Allen, i cili shënon golin e barazimit një minutë nga fundi i kohës së rregullt.

Pin It