Januzaj mund të kthehet tek United

januzaj

Adnan Januzaj mund të kthehet te Manchester Unitedi më herët sesa është pritur – raporton The Sun.

Mesfushori shqiptar kaloi te Borussia Dortmundi në formë huazimi njëvjeçar, por ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje për ekipin gjerman.

“Adnan Januzaj mund të kthehet në shtëpi në Old Trafford më herët, për të shpëtuar sezonin e Louis van Gaalit nën presion dhe punën e tij te Manchester Unitedi”, thuhet në raportin e gazetës.

Përfaqësuesi i Belgjikës ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2018, ndërsa kalimi në Bundesliga ishte që ai të luante më shumë.

Dhe meqenëse nuk po luan sa duhet as te BVB, klubi anglez mendon ta kthejë.

Pin It