Surprizë, El Shaarawy mund të kalojë te Roma

el sha

Sulmuesi italian, Stepnhan El Shaaraëy mund të thuhet se tanimë është lojtar i ri i Romës.

Roma ka arritur një marrëveshje me lojtarin i cili ka pranuar t’i bashkohet Romës, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjithashtu skuadra nga kryeqyteti italian është pajtuar edhe me shumën që do ta paguaj te Milani për sulmuesin anësor.

Milan do të përfitojë 12 milionë euro nga shitja e El Shaarawyt tek Roma.

Për tu zyrtarizuar ky transferim ka mbetur vetëm që Milan të qartësojë disa gjëra me Monacon pas huazimit të ‘faraonit’ në principatën e Monacos.

Pin It