Pogba: Dybala mund ta arrijë nivelin e Messit

Pogba-Dybala

Mesfushori francez Paul Pogba ka befasuar me deklaratën e tij për sulmuesin argjentinas Paulo Dybala.

Francezi ka thënë se bashkëlojtari i tij te Juventusi, Dybala ka aftësi të jashtëzakonshme.

Pogba ka shkuar aq larg sa që e ka krahasuar Dybalan me yllin e Barcelonës Lionel Messin.

“Dybala është fantastik, ai mund ta arrijë nivelin e Messit në të ardhmen”.

“Nuk jam befasuar nga aftësitë e tij pasi gjithmonë kamë thënë se Dybala është një fenomen”, deklaroi Pogba.

Pin It