Roma synon titullin e Seria A

wojciechszczesny

Portieri i Romës, Wojciech Szczesny, ka deklaruar se objektivi i klubit për këtë sezon është titulli i Serie A.

Giallorossët e nisën fuqishëm sezonin në kampionatin italian, por pas disa ndeshjeve pa fitore ranë në vendin e pestë në tabelë.

Megjithatë, kreu është vetëm katër pikë larg dhe kryeqytetasit vazhdojnë të jenë në garë për titull.

“Duam ta fillojmë vitin mirë dhe ta ngushtojmë diferencën me skuadrat tjera që janë para nesh, në kërkim të Scudettos”.

“Ende jemi në garë dhe titulli është objektivi jonë… Secilën javë mund t’i rikuperojmë pikët me ata që janë para nesh”, ka deklaruar Szczesny për Sky Sport Italia.

Pin It