Mihajlovic kërkon Fellainin në Milano

fellaini

Marouane Fellaini është emri më i ri në listën e skuadrës italiane Milan.

Mesfushori belg i Manchester United shihet si një lojtar i rëndësishëm për mesfushën e Milanit.

Ai është kërkuar nga trajneri serb Sinisa Mihajlovic, ndërsa Adriano Galliani menjëherë ka filluar bisedimet e para me ‘Djajtë e Kuq’.

Fellaini shihet si një lojtar i rëndësishëm për United, mirëpo një ofertë e mirë financiare nga Milan mund t’i bind anglezët të heqin dorë nga ai.

Sipas mediave italiane për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, Milan mendon të ofrojë rreth 20 milionë euro.

Pin It