Klopp: Nuk jemi të interesuar për portier

ter stegenMenaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Marc-Andre ter Stegen në janar.

Portieri i Barcelonës është lidhur me një transferim në Anfield, pasi ka mbetur prapa Claudio Bravos në ekipin bazë të Luis Enriques.

Edhe portieri i Kolnit, Timo Horn, është përmendur si opsion i mundshëm, por trajneri i Redsave është shprehur i kënaqur me Simon Mignolet.

“Jo. Ata janë portierë të mirë, por jo. Situata jonë në portë është absolutisht në rregull. Simon Mignolet është një portier shumë, shumë i mirë”, ka theksuar Klopp.

Mignolet është kritikuar për formën e tij këtë sezon, sidomos për golin e Ëest Bromit në ndeshjen në Anfield që u zhvillua në dhjetor.

Pin It