Nëse largohet Zaza vjen Matri

matri

Juventusi mund ta kërkojë Alessandro Matrin në rast se Simone Zaza largohet në janar.

Zaza mund të largohet nga Bianconerët, pasi dëshiron të luajë më shumë, ndërsa Liga Premier është ndër destinacionet e mundshme.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve është duke i shqyrtuar opsionet dhe një nga to është sulmuesi i Lazios.

Matri ka qëndruar te Zonja e Vjetër në dy raste dhe tash e ka shansin që të luajë për të tretën herë me fanellën bardhezi.

Sulmuesi italian është i huazuar te Biancocelestët nga Milani, ndërsa është i preferuari i Massimiliano Allegrit, pasi ka punuar me të në të kaluarën te Cagliari, te Rossonerët dhe te Juve.

Pin It