Manuel Neuer dhe Daglas Costa janë shpallur portieri më i mirë dhe futbollisti më i mirë në Bundesligë.
Sondazhi kryhet çdo dy vjet nga revista gjermane “Kicker” dhe ka parë sërish Neuerin si portierin më të mirë, me 31.6% të votave.
Ndërkaq, Daglas Costa, i blerë nga Bayerni verën e shkuar, siguroi 30.3% të votave, duke mposhtur me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang që mori 23% dhe sulmuesin e Bayernit, Thomas Muller të tretin me 14.8%.