Klopp: Të tregojmë forcën tonë

Jurgen-Klopp-Liverpool-1

Liverpoooli do të jetë mysafirë i Stoke City në Kupën e Ligës dhe sipas trajnerit Jurgen Klopp, kjo është një garë të cilin klubi i tij duhet me patjetër ta fitojë.

Tekniku gjerman ka thënë se Reds duhet të përmirësohen, posaçërisht në lojën në ajër, pasi për momentin ajo është pika ku kundërshtarët bëjnë diferencën.

“Ne nuk kemi nevojë të ndryshojmë shtatë apo tetë lojtarë. E gjitha ajo që duhet të bëjmë është te reagojmë dhe të tregojmë forcë.”

“Capital One Cup është një garë e rëndësishme të cilën jemi të interesuar të fitojmë. Stoke është një ekip të cilin e njohim mirë. Arnautovic është një nëntësh fals dhe shumë i rrezikshëm dhe nuk duhet te lejojmë harkimet drejt tij”.

“Kur topi është në tokë në mund ta përballojmë këtë, por kur kjo është në ajër kemi probleme të mëdha”, ka thënë Klopp për ndeshjen kundër Stoke.

Pin It