Japonia teston programin që lejon turistët të paguajnë nëpërmjet shenjave të gishtave

PayTango-paiement-empreintes-digitales-1

Japonia do të fillojë testimin e një programi që do lejojë turistët të paguajnë për mallrat e përdorur vetëm nëpërmjet shenjave të gishtave të tyre, sipas The Yomiuri Shimbun, një gazetë japoneze.

Qeveria japoneze shpreson se sistemi i ri do të ulë krimin dhe do të lehtësojë shqetësimet e turistëve për para cash ose karta krediti.

Kur turistët mbërrijnë në Japoni, ata do të jenë në gjendje të regjistrojnë shenjat e gishtërinjve, të dhënat personale dhe të kartës së kreditit të tyre një kioskë informuese në aeroport.

Informacioni do të ruhet, dhe përdoret më vonë, kur turistët vizitojnë hotele dhe dyqane.

Ata mund të bëjnë blerje, kalojnë nëpër procedurat e përjashtimit të taksave dhe të verifikojnë identitetin e tyre nga skanimi i dy gishtave të tyre.

Programi është vendosur të nisë këtë verë në 300 dyqane, hotele dhe restorante në disa nga prefekturat më të njohura të Japonisë. Nëse gjithçka shkon mirë, ajo do të fillojë të përhapet në të gjithë vendin në pranverën e vitit 2017

Pin It