Javën e ardhëshme nis aplikimi i lejeve të ndërtimit online

DSCF4021

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni i’u bëri me dije përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve se javën e ardhshme do të nisë testimi i sistemit online për aplikimin e lejeve të ndërtimit. Pas aplikimit, do të jenë bashkitë ato, të cilat do të rakordojnë procesin me institucionet e tjera, që kanë në kompetencë dhënien e lejeve të ndërtimit.

Testimi do të vijojë deri në fund të muajit mars. Ministrja Gjermeni tha se pas 31 marsit 2016, aplikimi online do të jetë i detyrueshëm për çdo individ apo biznes, duke eliminuar kështu procedurat e gjata dhe dorëzimin nëpër zyra të dokumentacionit të nevojshëm për lejet e ndërtimit.

Pin It