Jeremy Menez i lumtur që rikthehet me gola

menezJeremy Menez është shumë i lumtur që është kthyer te golat pas lëndimit të gjatë që e kishte.

Sulmuesi francez i Milanit deri para ndeshjes me Alessandrian kishte zhvilluar vetëm 31 minuta lojë në Serie A.

Ish sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar dy herë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ku Milan fitoi 5-0.

“Jam i lumtur sonte, pasi më ka munguar të jem në fushë më shokët e skuadrës”.

“Ata më kanë qëndruar afër, sikurse presidenti Silvio Berlusconi dhe trajneri Sinisa Mihajlovic së bashku me stafin e tij. Dua t’i falënderoj”.

“Jam i lumtur që jemi në finale dhe duhet ta fitojmë. Nuk do të shkojmë në finale për të humbur”, ka thënë Menez.

Pin It