Real Madridi mendon për Allegrin

allegriiReal Madridi mendon për Massimiliano Allegrin për sezonin e ardhshëm si zëvendësues të Zinedine Zidanes.

Sipas dy gazetave italiane La Stampa dhe La Gazzetta dello Sport, Florentino Perez do të këshillohet nga shoku i tij Adriano Galliani për ta bërë këtë lëvizje.

Por Juventusi nuk e ka ndërmend ta lëshoj dhe drejtori sportiv Bebbe Marotta pritet t’i ofrojë kontratë të re.

Klubi bardhezi do t’i ofrojë teknikut toskan 4.7 milionë euro në vit. Ai momentalisht fiton 2.4 milionë.

Oferta e re do të jetë më zgjatje të kontratës deri në vitin 2018.

Pin It