
Dimri ka marrë formë të mirëfilltë, referuar temperaturave të ditët e fundit. E në fakt siç thonin të motçmin ka kohën edhe ftohti! Gjatë ditës së sotme, moti në vendin tonë parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira.
Shërbimi meteorologjik bën të ditur se era do të jetë me drejtim Verilindje-Juglindje 1-15m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.1metër.
Orët e para të mëngjesit do të ketë një rënie të temperaturave.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Vendet malore -4°/7°C
Vendet e ulta -1/14°C
Vendet bregdetare 2°/14°C
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -2/12 diell re |
| Kukës | -3/7 re diell |
| Lezhë | -1/12 diell re |
| Dibër | -4/5 re diell |
| Durrës | 0/12 diell re |
| Tiranë | 0/14 diell re |
| Elbasan | -2/12 diell re |
| Berat | -2/14 diell re |
| Vlorë | 4/12 diell re |
| Korcë | -4/5 diell re |
| Gjirokastër | -2/12 diell re |
| Sarandë | 4/14 diell re |



