Kamera sigurie në jetimoret për të shmangur ngjarje të ngjashme me Shkodrën

1433162504BLENDI-KLOSI-MBU

Shumë shpejtë në të gjitha qendrat rezidenciale që ofrojnë shërbim për fëmijët do të instalohen Kamera sigurie me qellim për të shmangur raste të tilla si ato në jetimoren e Shkodrës apo te Durrësit. Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të barazisë gjinore se  nevoja për instalimin e tyre është urgjente. Ai siguroi gjithashtu se do të ruhet privatësia.Klosi tha se do të konsultohet me komisionerët për ruajtjen e të drejtave të fëmijëve për të mos cënuar privatësinë.

Gjithashtu në paketën e masave urgjente të Ministrisë së Mirqënies Sociale në lidhje me ngjarjet aspak të hijëshme që kanë ndodhur kohët e fundit në qëndrat rezidenciale të trajtimit të fëmijëve janë edhe disa masa të tjera si deinstitualizimi i këtyre shtëpive si dhe përshpejtimi i projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Ndërkohë që po shihet mundësia për shtrengimin e kushteve për licensim e personave apo qëndrave. Ndërsa tashmë është bërë publike që testimi i punonjësve social do të jetë i përherëshëm. Këto masa urgjente nga Ministria e Mirqënies Sociale vijnë menjëherë pas skandaleve që janë bërë publike brenda një viti në jetimoren e Shkodrës dhe Durësit.

Pin It