Kinë: Prezantohet treni që lëviz në binarë virtualë

Në Hunan të Kinës është prezantuar  treni që lëvizë në binarë virtualë nëpër rrugë që shfrytëzohet nga automjetet e zakonshme.

Makina për transportin e njerëzve, ka rrota plastike që gjithmonë ndjekin të njëjtin shteg ashtu si iu është programuar. Projekti ka nisur më 2013 dhe  pritet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe të fillojë qarkullimin.

Makina që nuk ndot ambientin dhe konsiderohet si e ardhmja e trafikut, meqë nuk duhet vendosur binarë dhe lë hapësirë për lëvizje normale të mjeteve tjera. Treni zë 307 udhëtarë dhe  mund të lëvizë deri në 70 kilometra në orë. 

https://www.youtube.com/watch?v=hp1uo_1nPUM

Pin It