Ushtrime të thjeshta për të qetësuar sytë

Ushtrimi i syve është një nga gjërat e thjeshta të cilën shumë pak njerëz e bëjnë, por që ndihmon shumë për të pasur një shikim të mirë.

Ushtrime për të qetësuar sytë

1.Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Errësira besohet se ndihmon në forcimin e qelizave të foto receptorit në sytë tuaj, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit të mirë

2. Rrotullojeni kokën në lëvizje rrethore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Filloni nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lartë-poshtë. Edhe ky ushtrim e rrit qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.

3.Mbyllni sytë shumë për tre deri në pesë sekonda, pastaj hapni. Këtë përsëriteni shtatë herë sepse ndihmon në relaksimin e muskujve të syve dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut te sytë.

Përveç ushtrimeve, ju mund të kujdeseni për sytë duke ndjekur edhe këto rregulla. Fillimisht, niseni me vendosjen e disa fetave të kastravecit apo patates shumë të ftohtë mbi sy. Mbajini ato përreth 15 minuta dhe më pas i hiqni. Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe sidomos të syve. Një metodë tjetër, është vendosja e pecetave të pastra dhe të lagura me kamomil të ftohtë, të cilat duhet t’i vendosni mbi qepalla. Sytë tuaj mund të jenë më të shplodhur.

Pin It