Klosi në Shkodër: Punonjësit që kapen me raste dhune, pezullohen përjet nga ai profesion

IMG_7203

Ashpërsohet ligji për punonjësit social të cilët do të kapen me raste dhune ndaj fëmijëve. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Në kuadër të nismës “Unë Mbroj Fëmijët Klosi ishte këtë të martë në Shkodër dhe së bashku me Kryetaren E Bashkisë atje Voltana Ademi u takuan me studentët e departamentit të Punëve Sociale, Sociologjisë dhe Psikologjisë. Klosi u tha atyre se ç’do punonjës social i cili do të kapet me raste dhune ndaj fëmijëve do të përjashtohet nga puna dhe nuk mund të ushtrojë atë profesion gjatë gjithë jetës

Në ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve nuk do ti lejohet më një punonjësi social, ushtrimi i profesionit në rast të shfaqes së dhunës ndaj fëmijëve.

Ndërsa më tej Klosi i bëri thirrje studentëve të aplikojnë për praktika në administratën publike. Ndërkohë kryetarja e bashkisë së shkodrës Voltana Ademi tha se në qytetin e Shkodrës janë identifikuar rreth 350 fëmijë në situatë rruge, jemi në proces verifikimi të të gjitha rasteve dhe zgjidhjeve.

Pin It