Gjykata Administrative e mbytur nga dosjet e pashqyrtuara

 

 

 

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk po arrin të përmbushë qëllimin për të cilin u krijua, atë të shqyrtimit të çështjeve brenda një periudhe 30 ditore. Gjatë vitit 2015 një gjyqtar i Gjykatës Administrative gjykoi mesatarisht 431 çështje një shifër rekord kjo, gjë që tregon fluksin e lartë me të cilin janë përballur togat e zeza të kësaj gjykate.

Të dhënat tregojnë se në total për vitin e kaluar në Gjykatën Administrative të Apelit u regjistruan 14,313 çështje. Nga këto dosje rreth 6,500 çështje ishin të mbartura nga viti 2014.

Pjesa më e madhe e çështjeve që kanë mbërritur në Apel kanë qenë nga shkalla e parë e Tiranës me rreth 3,800 e ndjekur më pas nga ajo e Vlorës me mbi 1,000 çështje. Trupa e gjyqtarëve (e cila tashmë llogaritet në 14 gjykatës) u arrit të plotësohej vetëm në fillim të vitit 2016, por sipas drejtuesve të Apelit Administrativ është e nevojshme që një gjyqtar të asistohet nga 2 ndihmës ligjorë. Sipas të njëjtit burim, mos zbatimi i afateve gjyqësore ka ardhur pikërisht për shkak të volumit të lartë të çështjeve. Me këtë fluks të cështjeve të paraqitura në gjykatë në 2 vitet e fundit është plotësisht e qartë se me një trupë të tillë gjyqësore përmbushja e afateve ligjore për shqyrtim të cështjeve brenda muajit është plotësisht e pamundur.

 

Pin It