Paguani 220 mln euro nëse e doni Neymar-in

neymar-barcelona-2013-hd-wallpapers-jpg

Te Barcelona po vijon puna për rinovimin e kontratës me Neymar që skadon në verën e vitit 2018. Sipas asaj që publikohet te ‘El Mundo Deportivo’, synimi i klubit katalanas është zgjatja e saj deri në vitin 2021, kur sulmuesi brazilian do të jetë në moshën 29 vjeçare.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, një ndër hapat që do të ndërmarrin drejtuesit e kampionëve të Spanjës në këtë pikë është rritja e klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Neymar. Aktualisht, kjo klauzolë është 190 milionë Euro dhe te Barcelona ideja është që ajo të rritet në 220 milionë euro.

Pin It