Kodheli: ” Shqipëria mbetet vend tranzit për refugjatët”

kodheli82

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli raportoi këtë të hënë në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, ku ishte thirrur në një seancë dëgjimore mbi zhvillimet në ministerialin e NATO-s, vizitën e sekretarit Kerry dhe situatën e sigurisë në rajon.

Duke folur para deputetëve, Kodheli theksoi se Shiqpëria është e përgatitur dhe ka marrë masat e duhura për një fluks të mundshëm refugjatësh nga Siria.

Ministrja e Mbrojtjes tha se, në bazë të informacioneve të mbledhura rezulton se refugjatët mund ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, vetëm për të kaluar, pasi nuk janë të interesuar të stacionohen këtu.

Ndërkohë, në komision ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Socialite, Armando Prenga, i vënë nën akuzë nga prokuroria për plagosje, kanosje dhe armbajtje pa leje.

Kështu, Prenga merr pjesë në punimet e Parlamentit pas më shumë se 5 muaj mungesë, pasi vetëm pak ditë më parë Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”

Pin It