Kompania Quantum krijon serverin me siguri shtesë

xcellis-product-shad-624x351

Kompania e mbikëqyrjes dhe zgjidhjes së sigurisë Quantum Corporation të hënën prezantoi një server të ri, për t’i mundësuar klientëve drejtimin e sistemeve të menaxhimit Video (VMS) ose aplikacioneve analitike me siguri shtesë.

Serveri i quajtur Xcellis Application Director ofron metoda të shumta për menaxhimin efikas të të dhënave. Me serverin e ri, përdoruesit mund të shfrytëzojnë të dhënat pa shtuar trafik në rrjet për një infrastrukturë më të efektshme mbikëqyrjeje.

“Xcellis Application Director zgjeron përfitimet e zgjidhjeve Quantum në një gamë më të gjerë të konsumatorëve dhe eliminon hendekun midis zgjidhjeve të ruajtjes së videove të mbikëqyrjes të bazuara në aplikim dhe modeleve të mëdha të shkallëzuar, që nuk kanë qenë një përshtatje të mirë për mjedise të vogla,” shpjegoi Wayne Arvidson, zv. President i Mbikëqyrje dhe i Zgjidhjeve të Sigurimit, Quantum

“Kjo vjen menjëherë pas shkeljeve të sigurisë dhe sulmeve terroriste gjatë kohëve të fundit, ku vëzhgimi i sigurisë bëhet një armë e domosdoshme për të shmangur shqetësime të tilla.

Pin It