Kompjuteri që lexon mendime

 

brain-mimic

Studiuesit tregojnë se është shpikur një kompjuter i ri i cili mund të dekodojë mendimet e njerëzve në kohë reale.

Kompjuteri mund të parashikoj se çfarë njerëzit po mendojnë dhe shikojnë, bazuar në një sinjal elektrik që vjen me anë të elektrodave, që “futen” në tru.

Kjo pajisje mund të zbulojë në të qinden e sekondës, ndjenjën e dikujt që shikon një imazh dhe u jep mundësinë shkencëtarëve që të përllogarisnin me 95 përqind sukses se çfarë po mendon dikush.

“Ne po përpiqemi që të kuptojmë në radhë të parë se si i percepton objektet lobi i përkohshëm dhe së dyti, se si mund të përdorim një kompjuter për të nxjerrë të dhëna, për mënyrën se si mund të parashikojmë çfarë dikush po shikon në kohë reale”, thotë neuroshkenctari Rajesh Rao, nga Universiteti i Washingtonit.

Gjatë testimi u përdorën dy kategori imazhi, shtëpitë dhe fytyrat e njërëzve dhe në bazë të reagimeve, studiuesit mund të parashikonin me 95 përqind, se çfarë po shikonte pacienti.

Pin It